Albin Kurti erdhi në pushtet pas 23 vjetësh në opozitë. Përpjekje të gjatë me protesta e beteja të ndryshme politike. Por, nuk i zgjati shumë. Bëri 50 ditë si kryeministër dhe u rrëzua.
Në rrethana izolimi për shkak të një pandemie globale, ku deputetë u mblodhën më maska në Kuvend, Kryetari i Vetëvendosjes që tash do të jetë Kryeministër në largim u rrezua me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, shkruan Reporteri.net.
“E ke braktisë koalicionin, na ke braktisë edhe neve që të kemi përkrahë”, i tha Kurtit, Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, duke ia numëruar disa çështje për të cilat Kurti kishte vepruar me vete.
Seanca e sotme e rrëzimit të Qeverisë ishte kryesisht debat mes deri dje partnerëve të koalicionit.
Me rrëzimin e Qeverisë tash i takon presidentit të vendosë për hapat e mëtutjeshme. Askush nuk pret zgjedhje. Të gjitha flasin për një qeveri teknike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.