×
  • Lajme
  • Pa kategori

    7 të lënduar në një aksident në Llaushë të Skënderajt

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 21:27

    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segment rrugor të fshatit Llaushë.


    Ngjarja ndodhi përgjatë orës 18:00, ku në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë.

    Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë, si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, konfirmoi Zahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!