×
  • Lajme
  • Pa kategori

    8 të vdekur dhe 405 raste të reja me COVID në Shqipëri

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 18:27

    Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tetë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq nga 2 mijë e 657 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 405 qytetarë.

    Në të gjithë Shqipërinë janë 7 mijë e 459 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar.

    Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 548 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188 mijë e 593 që nga fillimi i pandemisë./ TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!