×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Agim Bahtiri tenton të përleshet fizikisht me personin që deshi ta sulmojë Albin Kurtin

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 19:02

    Një incident ka ndodhur para pak minutash në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, që po mbahet në një restaurant ku po thyhen masat anti-COVID. Një qytetar është përplasur me Albin Kurtin, duke e sharë dhe ofenduar dhe duke provuar t’i qërojë hesapet me të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.


    Burime të Klan Kosovës thonë se pas këtij incidenti ka ndërhyrë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili i është sulur qytetarit që të përleshet edhe fizikisht me të.

    Gazeta ka siguruar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, e ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së, pasi nuk i është dhënë fjala.

    E sigurimi dhe aktivistë të tjera kanë intervenuar, duke e nxjerru jashtë dhe duke e sharë qytetarin që po e shante Kurtin.

    Siç shihet nga pamjet, incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!