Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga Gjakova, Mimoza Kusari Lila dhe Agon Batusha, vizituan dje Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës, ku u mirëpritën nga Sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.
Kurti ka thënë se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit.
“Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë e cila së bashku me Xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë”.
“Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit”.
“Kurti, theksoi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.