×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasada Britanike e shqetësuar më shkeljen e masave anti-COVID nga partitë politike

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 18:33

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar në lidhje me mos respektimin e kufizimeve anti-COVID nga partitë politike. Në faqen e saj në Facebook, Ambasada ka theksuar se pamjet e tubimeve të mëdha elektorale të partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit janë shqetësuese, shkruan Reporteri.net.


    “Me miqtë dhe familjet tona në Britani të Madhe përsëri nën izolim, e dimë shumë mirë se kjo pandemi nuk ka përfunduar dhe se nuk duam të shohim të njëjtën gjendje përsëri për miqtë tanë në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë të tubimeve dhe takimeve të mëdha pa distancim social janë shqetësuese”, ka shkruar Ambasada Britanike në faqen e saj në Facebook.

    “Ne i nxisim të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e COVID-it taniqë zyrtarisht ka filluar periudha e fushatës”, thuhet tutje në këtë reagim.

    Në reagim janë bashkëngjitur fotografi nga tubimi i sotëm i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kaçanik, nga një ndejë e përkrahësve të LDK-së, tubimet nëpër oda dhe një fotografi e Ramush Haradinajt në një hapësirë të mbyllur me simpatizantët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!