×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Anëtari i VV-së në KQZ: Komisionerët tanë po frikësohen të shkojnë në veri

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 23:45

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ka thënë në mbledhjen e këtij institucioni se si nga subjekti i tij, por edhe nga të tjera kanë pasur frikë të dërgojnë komisionerë në komunat në veri të Kosovës.


    Alimi në një nga mbledhjet e KQZ-së ka shprehur shqetësimin e tij ku ka thënë se qytetarët po frikësohen të bëhen komisionerë në pjesën veriore të Kosovës.

    “Unë vetëm kam një shqetësim, që nga subjekti im por edhe nga të tjerat, qytetarët kanë pasur frikë me shku me dërgu komisionerë në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Rama.

    Këtë deklaratë të Ramës, nuk e ka lënë pa e thumbuar përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti. Ai ka thënë se shqetësimet janë legjitime, por as shefi i policisë dhe askush tjetër trimërinë nuk mund t’ia japë.

    “Është e vërtetë që kemi vendosur një normativ, i cili ka vlejtur për të gjitha subjekteve. Tashi është cështje e subjekteve politike, por edhe e njerëzve… për shqetësimin që e thotë Alimi për në veri është legjitim, vallahi as shefi i policisë as kerkush trimninë s’mund t’ia japë”, ka thënë Hamiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!