Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka ndarë një fotografi të LDK-së në rrjetin social Facebook me një mbishkrim misterioz.
“Krejt po kthehen” shkruan Gashi në Facebook, teksa në foto shihet logoja e LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Nuk dihet se çfarë ka dashur të paralajmërojë ai me këtë foto, por një postim misterioz, Gashi e kishte bërë edhe disa ditë më parë.
Gashi kishte shkruar se shumë gjëra do të dalin në shesh gjatë kësaj fushate, e sipas tij mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria Kurti.
Duke mos treguar se çfarë, ai ka thënë se “Së shpejti, heshtja merr fund”.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit të jetë dhjetë ditë.
Megjithëse akoma jo zyrtarisht, fushata elektorale ka filluar për pjesën më të madhe të subjekteve politike të cilat po kanë tubime me strukturat e tyre thuajse çdo ditë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.