Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka thënë se ambasadorët në Serbi nuk mund të jenë të befasuar me artikullin e New York Times për Vuçiqin, shkruan Reporteri.net.
Në një postim në Twitter, ai shkruan se pyetja në gjithë këtë është se çfarë do të bëjnë ata lidhur me këtë gjë.
“Ambasadorët që ndoqën nga afër Serbinë nuk mund të befasohen me artikullin e NYT për ngatërresën e Vuçiqit me grupet e krimit. Pyetja është se çfarë do të bëjnë për këtë”, shkroi Vela në llogarinë e tij në Twitter.
Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me njerëzit e krimit në Serbi.
Artikulli i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiq e ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi, e që në fakt doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij Danilo Vucic dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb./Reporteri.net/
New York Times: Vuçiq i lidhur me krimin dhe kontrollon gjithçka në Serbi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.