×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Avdullah Hoti tha se VV do të zhduket, reagon Glauk Konjufca: LDK-ja po shkon asaj rruge

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 21:57

    Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar deklaratën e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i cili tha se VV do të zhduket plotësisht, shkruan Reporteri.net.


    Konjufca tha se kjo është një deklaratë e rrezikshme. Sipas tij, LDK-ja është duke shkuar drejt zhdukjes.

    “Kjo është deklaratë e rrezikshme kundër popullit të Kosovës. Me pyet Avdullah Hotin mendon se veç 15 për qind e qytetarëve duhet me jetu. Ai mendon se veç votuesit e LDK duhet me jetu. Nëse VV punon si Avulluah Hoti ka mu zhduk. LDK është drejt asaj rrugë në mënyrë të suksesshme”, tha Konjufca në Prime Time në Kanal10.

    Ai ka thënë se nuk ia dëshiron zhdukjen asnjë partie në Kosovë.

    “Unë nuk ja dëshiroi zhdukjen e asnjë partie. Partitë që e kanë qeverisur Kosovën duhet të reformohen. Unë nuk dua që të zhduket LDK dhe të bëhet parimore. VV po del 54 deri ën 60 për qind në sondazhe ky thotë mu zhdukë”, theksoi Konjufca.

    Kujtojmë që mbrëmë, kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.

    “Ka pasë edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezone është zhdukur. Ka pasë në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…”, është shprehur Hoti.

    “Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket plotësisht sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat” .

    “Kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!