Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi ka thënë se nga data 23 dhe 24 dhjetor, paratë e Trustit në vlerë dhjetë për qind do të mund të shpërndahen te qytetarët, duke rekomanduar që këto mjete të shpenzohen në vend.
Ai tha se në këtë takim kishte konsensus që të ketë konsulta për çdo vendim që do të merret për masat antiCOVID, duke paralajmëruar se çdo mbyllje eventuale totale do të ishte një bllokadë për bizneset.
“Pat një pajtueshmëri që kjo periudhë e vitit është e frytshme për bizneset. Është efekti i diasporës dhe efekti i shpenzimeve të konsumit që rritet. Këtë vit pritet diçka më e jashtëzakonshme, në kuptim që më datë 23-24 dhjetor në javën e fundit të vitit një pjesë e mirë e qytetarëve do t’i kenë në dispozicion mjetet që kanë aplikuar prej 10 për qind për t’i tërhequr nga Trusti Pensional. Është shumë me rëndësi që këto mjete të shpenzohen këtu në Kosovë, të krijoj qarkullim, pastaj ajo ka efekte zingjirore”, tha Rukiqi.
Ndryshe, deri dje, janë regjistruan mbi 330 mijë qytetarë që kanë aplikuar për të marrë 10% të TRUST-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.