×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Berat Buzhala paralajmëron sondazhin e T7: Sivjet parashihet të dalin mbi 900 mijë votues në zgjedhje

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 8:44

    Drejtori i Gazetës Express dhe Televizionit 7, Berat Buzhala, ka shpalosur të dhëna për sondazhin i cili do të publikohet sonte në Pressing.


    Ai ka thënë se nga të dhënat që ka deri më tani rreth sondazhit, parashihet pjesëmarrja më e madhe e votuesve në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

    Buzhala thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit parashihet të dalin mbi 900 mijë votues.

    Sipas Buzhalës, 17% e votuesve tashmë janë të vendosur që të dalin në votime.

    Sondazhi i realizuar nga një kompani e huaj do të publikohet të premten mbrëma në T7 dhe Gazeta Express. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!