×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Biografia e Kryeparlamentares Osmani – karrierën e nisi në UNMIK

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 14:19

    Vjosa Osmani është bërë që nga dje gruaja e parë që emërohet në postin e Kryeparlamentares. Natyrisht, një moment historik edhe për të edhe për Kosovën. Osmani ishte kandidate për Kryeministre por nuk arriti ta qes LDK-në të parën.


    Vjosa Osmani konsiderohet megjithatë, si një nga figurat më të fuqishme brenda LDK-së. Kishte treguar disa herë edhe synime për ta marrë drejtimin e saj. Nuk ia kishte arritur dhe kishte krijuar armiqësi publike me shefin e saj isa Mustafa e me kolegët tjerë.

    Vjosa Osmani, që vjen nga Mitrovica por jeton në Prishtinë, është tash e një kohë profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. Këtu e ka të publikuar edhe CV-në në të cilën tregon për karrierën e saj të deritanishme.

    Sipas biografisë të treguar nga Osmani, shihet se pervojën e parë të punës e kishte në UNMIK, misioni mbikqyrës pas luftes. Jo pak ishte kritikuar ky mision, madje nga vetë tash Kryeministri, Albin Kurti. Në UNMIK ajo shkruan se ka punuar 4 vjet, nga viti 2000 deri në vitin 2004. Pozita e saj aty ishte Asisitente Ligjore, dhe siç shkruan ajo, ka punuar me gjykatat e UNMIK-ut dhe prokuroritë edhe për rastet e krimeve të luftës, shkruan Reporteri.

    Që nga viti 2011, Vjosa Osmani është deputete. Ka udhëhequr edhe komisione parlamentare. Në CV shkruan se ligjeron edhe në Universitetin Amerikan në Prishtinë.

    Që nga viti 2006 ajo ligjeron në Universitetin e Prishtinës. Ka të përfunduara studimet në University of Pittsburgh School of Law në SHBA.
    Kryetarja e Kuvendit ka qenë edhe Këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

    Në ditën e parë të punës ajo mori fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga pozicioni ballor i zyrës, dhe e vendosi diku ku nuk shihet. Thaçi kishte qenë gjithmonë një emër që ajo e kritikonte dhe e kishte ngritur në karrierë. Njejtë edhe me Kadri Veselin, Kryetarin e Kuvendit për dy mandate, zyrat e të cilit tash ajo do të ushtrojë detyrën. /Reporteri

    Këtu mund ta gjeni CV-në e plotë të saj: Vjosa Osmani. BIOGRAFIA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!