Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja, mbrëmjen e së martës mbajti tubim në Vaganicë të Mitrovicës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Broja ka thënë se me banorët e kësaj lagjeje, u dakorduan se vetëm të bashkuar e masovikisht do ta bëjnë Rimëkëmbjen dhe Enver Hoxhajn kryeministër, shkruan Reporteri.net.
Vesa Broja në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 51.
Ky është postimi i saj i plotë:
Sot në vazhden e takimeve u pritëm ngrohtë në këtë tubim të lagjes së Vaganicës, ku diskutuam me banorët e saj bujarë, të respektuar e të zellshëm.
14 shkurti po afron dhe ne u dakorduam se vetëm kështu të bashkuar e masovikisht do ta bëjmë #Rimëkëmbjen me #HoxhajKryeministër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.