Yll Buleshkaj, kryetar i Zyrës për Certifikim, e ka vlerësuar si të padrejtë mos-specifikimin e formës së akt-vendimeve nga gjykatat, të lëshuara ndaj kandidatëve tashmë për deputetë nga subjektet e ndryshme politike.
Buleshkaj, në një intervistë për televizionin ‘T7’, ka deklaruar se ka pasur një “mish-mash” vendimesh ndaj kandidatëve për deputetë, duke filluar nga gjobat e trafikut e deri tek dënimet më të rënda.
“Rekomandimi jonë ka qenë i listave. Kemi pasur mish-mash vendimesh, prej gjobave të trafikut e deri në raste më të rënda. Ne konsiderojmë që është e padrejtë diçka e tillë”, ka thënë ai për T7.
Tutje, ai ka përmendur edhe “tendenca sulmesh” ndaj Zyrës për Certifikim nga PDK-ja, duke përmendur emrin e përfaqësuesit të kësaj partie, Arianit Elshanin.
“Ka pasur edhe tendenca të panevojshme që të sulmohet kjo zyre. Arjanit Elshani u lëshua në cilësinë histerike, edhe ndaj meje edhe ndaj zyrës ku drejtoj”, ka deklaruar ai.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke zbatuar nenin 29, pikën qënë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk ka certifikuar listat e kandidatëve të partive politike, në mesin e të cilave ka pasur individë që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit.
Nga vendimi i së premtes, nuk janë certifikuar lista e kandidatëve të VV=së dhe AAK-së. Nisma nuk është certifikuar as si subjekt politik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.