×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dastid Pallaska tallet me ndalimin e Kurtit e Osmanit në veri: Erdha, pashe, ika

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 19:19

    Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pasi që kreut të VV-së, Albin Kurtit, dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani, nuk iu lejua nga serbët ta përfundojnë vizitën në Veri të Mitrovicës përgjatë së shtunës.


    Pallaska me anë të një postimi në Facebook e ka përmendur shprehjen e famshme “Veni, Vidi, Vici”, që në shqip i bie “erdha, pashë, pushtova”.

    Në rastin e Kurtit, të cilin ai e ka cilësuar populist, ka thënë se kjo shprehje kthehet në “erdha, pashë, ika”.

    Kurtit dhe Osmanit, përgjatë ditës së shtunë, iu është ndaluar vazhdimi i vizitës në Mitrovicë të Veriut, pas mbledhjes së një grupi personash dhe brohoritjeve e thirrjeve nacionaliste në prezencën e diplomatëve kosovarë.

    Postimi i plotë:

    Origjinali:

    Veni Vidi Vici, ne shqip Erdha Pashë Pushtova.

    Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë:

    Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!