Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili edhe kësaj radhe synon postin e deputetit, shpreh bindjen se Referendumi i 14 shkurtit do të jetë sondazhi më i mirë për të gjithë.
“Sonte isha në Lybeniqin e sakrificës së madhe, ku salla ishte e vogël për t’i pritur burrat e këtij fshati” shkruan përmes nja postimi në Facebook, Haradinaj.
Si gjithmonë, edhe sot, siç thekson Daut Haradinaj, ata ishin të bindur se atyre që e përgjakën Lybeniqin dhe Kosovën mund t’iu dalë në ballë vetëm kandidati ynë për President, udhëheqësi i tyre në luftë dhe në paqe.
“Forca e Kosovës i ka themelet në sakrificën tonë dhe është garanci për një shtet të fortë. Peja frymon AAK! #ForcaeKosovës135” ka përfunduar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.