×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daut Haradinaj takon rininë e Rahovecit: Ka entuziazëm të madh për ta përkrahur AAK-në

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 21:08

    Ish-shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj sot ka vizituar Komunën e Rahovecit.


    Haradinaj së bashku me ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimi, kanë takuar rininë e kësaj komune.

    “Në Rahovec, në vatrën e kurorës vreshtare e sportive! Bashkë me Z. Selim Selimin takuam një rini që trashëgon vlera kombëtare e historike, trashëgimtarët e Tonit dhe Micit, si dhe qindra dëshmorëve e martirëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
    Njëherit, Haradinaj ka shtuar se rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë në mbështetje të AAK-së.

    “Sonte tek rinia e Rahovecit pashë një entuziazëm të madh për ta përkrahur Aleancën dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë”, ka shtuar ai.

    Kjo përkrahje e madhe që rinia e Rahovecit po i jep Aleancës, Haradinaj thotë se është falë punës së madhe që kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi po bënë në Komunën e Rahovecit.

    Më tej, Haradinaj ka përmendur edhe kandidatët kësaj komune që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Rahoveci garon dinjitetshëm me:Mahmut Morinën, afarist i suksesshëm dhe njëri ndër themeluesit e Aleancës në Rahovec, Fatmir Iska, nënkryetar i komunës dhe person i dashur nga të gjithë, Berat Duraku, drejtor shumë i suksesshëm në bujqësi dhe do të jetë përfaqësues edhe më dinjitoz i bujqve në Parlamentin e Kosovës, Bjondina Kleqka, kandidatja që e përfaqëson më së miri sportin dhe rininë në Rahovec dhe padyshim që do ta përfaqësojë edhe në Parlamentin e Kosovës!”, ka potencuar Haradinaj.

    *Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!