Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, deklaroi se te PDK po ju duket se janë bërë dy parti të ndryshme.
“Nuk i kanë qëndrimet e njëjta. Nuk e di pse merren me AAK, por ne nuk jemi të interesuar të hapim debat të ashpër, për shkak të situatës çfarë e kanë. Më së miri do të ju përgjigjen qytetarët me 14 shkurt”, u shpreh Haradinaj.
“Dihet që në PDK nuk ka vendimmarrje, se po të kishte vendimmarrje nuk kishin shku njëri në Shkodër e tjetri në PDK”, tha Haradinaj në “Kallxo pernime”.
Sipas tij, njerëzit në PDK kanë filluar të ndihen shefa, pasi që Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë në Kosovë.
“Ne kemi raporte të shëndosha 1 me 1. Shpresoj që do ta menaxhojnë situatën e re çfarë e kanë. Mos të hinë shumë në ekstazë tash pas largimit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, se po ju doket vetja shumë shefa”, potencoi Daut Haradinaj.
Tutje, ai u shpreh se udhëheqësit e PDK-së janë padrejtësisht në Hagë, por thotë se ka qenë PDK-ja ajo që e ka votuar Gjykatën Speciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.