Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë atdheut, janë duke bërë të pa mundur që të marrin pjesë në procesin e votimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Përveç interesimit të madh për t’u regjistruar për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit, mërgimtarët po paguajnë postën e shpejtë në mënyrë që ta shmangin vonesën e arritjes së fletëvotimit të tyre.
Por, kjo po ju kushton edhe financiarisht.
Një mërgimtar nga gjermania ka ndarë faturën që ka paguar e çmimi arrin rreth 62 euro.
Po ashtu edhe kosovarët me banim në Finlandë, të cilët kanë shfrytëzuar procedura të njëjta të postës së shpejtë, kanë paguar 74 euro për ta sjellë votën e tyre më shpejtë në Kosovë.
Kujtojmë që 175 e 273 mërgimtarë kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues e 101 mijë e 839 bashkatdhetarë tanimë e kanë fituar të drejtën që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021.
Diaspora ka filluar të votojë që nga dje për partitë që ata pëlqejnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.