Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, Donika Gërvalla, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një faturë të çmimit që ka paguar për ta dërguar votën e saj me postë në Kosovë.
Duket se çmimi i majmë që ka shpenzuar për këtë punë e shtyrë t’i reagojë kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.
Postim i plotë:
Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.
Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.
Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.
14 shkurti po vjen!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.