×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Donjet Bislimi: Agim Bahtiri dhe VV e keqja e madhe që i ka ndodhur Mitrovicës, ndryshimi do të vije shpejt

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 18:27

    Donjet Bislimi, kandidat për deputet nga PDK, që vije nga Mitrovica ka kritikuar punën e kryetarit të kësaj komune Agim Bahtiri.


    Bisimi në REPORTERI/INTERVISTA është shprehur i bindur se në zgjedhjet lokale do të ndërrohet qeverisja.

    “Agim Bahtiri dhe qeverisja e VV është e keqja më e madhe që i ka ndodh Mitrovicës këto vitet e fundit. Qytetarët mezi s’po presim me ardh zgjedhjet lokale dhe ta ndërrojnë këtë qeverisje dhe këtë do ta dëshmojnë zgjedhjet nacionale që po vijnë”, ka thënë ai.

    Bislimi ka shtuar se ndryshimi në Mitrovicë do të vije shumë shpejt.

    “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Mitrovicës, përfaqësues të rinjëve, përfaqësues të mjekëve, dhe grupe të tjera të itneresit dhe po e shoh një opinion konsensual që në Mitrovice duhet të ndodh ndryshimi dhe do të vije shumë shpejt”, ka pohuar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!