Donjet Bisimi, kandidat për deputet nga PDK-së ka thënë se partisë së tij në këto zgjedhje i mungon shumë kryetari Kadri Veseli, por edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
Ai thotë se Veseli e Thaçi në kohët më të vështira ishin motivim për të gjithë qytetarët dhe se ata po vazhdojnë të luftojnë për drejtësi.
“Kryetari Kadri Veseli dhe presidenti po na mungojne shumë, ata ishin edhe në kohët më të vështira burim i motivitmit tonë dhe vazhdojnë të mbetën, nëse atëherë kanë luftuar për drejtësi, po vazhdojnë të luftojnë për drejtësi. Mobilizimi i PDK-së është i madh edhe pë rshkak të mungesës së tyre, ne dëshirojmë që me 14 shkurt t’i dërgojmë të fala dhe ai mesazh të jetë fitorja e PDK-së”, ka thënë Bislimi në REPORTERI/ITNERVISTA.
Ai thotë se PDK është partia e vetme që po rritet në baza ditore dhe siç thotë kjo po ndodh hatri i UÇK-së, të kaluarës, të tashmes dhe nga dëshira e popullit për ta sjell një qeveri stabile.
Bislimi ka treguar cili do të jetë fokusi i tij nëse bëhet deputet.
“Vullnetarizmi të numërohet si përvojë pune, bërja e kartës së studentit që do të ndihmonte zbritje në shumë shërbime, pastaj inicimi i një fondi për dhënien e granteve për të rinjtë që duan të krijojnë start-up dhe shumë të tjera”, ka pohuar ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.