Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së martë, 19 janar, ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa. Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falënderon për bashkëpunim administratën e Dhomave të Specializuara.
Po ashtu, KQZ falënderon edhe ambasaden e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.