Njohësi i çështjeve juridike dhe Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit e ka humbur efektivitetin e ankesës.
Hasani, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në televizionin T7 ka deklaruar se “i mirë e i keq, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar”.
“Mjeti juridik duhet të jetë efektiv. Kur është mjeti efektiv? Është kur t’i ankohesh, por në rastin tone ankohesh kot, sepse dihet rezultati. Kjo është situate që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Raporti i Komisionit të Venecias është përdorur në mënyrë manipulative. Ai e thotë qartë “çdo person i dënuar ndalohet mos me kandidu”, që i bjen pa përjashtim, ndalohet. Ndalesa duhet me qenë specifike. S’ka mjet juridik në këtë rast. Vendimi i GJK duhet të respektohet, i mire i keq, nëse don Evropë dhe civilizim”, ka deklaruar ai.
“Ti apriori e din që PZAP nuk ka qare pa e respektu vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Komenti i tij vjen pas mos-certifikimit të listës së kandidatëve të deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK’së, si dhe mos-certifikimit si subjekt politik i Nismës Socialdemokrate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.