×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Enver Hoxhaj bisedon me bashkëshorten e Tony Blair, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 16:00

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cherie Blair, bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.


    Hoxhaj ka thënë se në këtë bisedë telefonike e ka falënderuar për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair  i kanë dhënë Kosovës në dekadat e fundit.

    Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Tutje, Hoxhaj ka thënë se trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i PDK-së për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.

    Postimi i plotë: 

    Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.

    Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.
    #Rimëkëmbje 134
    #HoxhajKryeministër 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!