Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga AAK, e cila është në strukturat e kësaj partie nga viti 2015 ka thënë se nëse merr votat e mjaftueshme nga qytetarët do t’i përfaqësojë ata në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo thotë se si asambliste në Kuvendin Komunal të Gjakovës gjithnjë ka qenë afër qytetarëve dhe kështu do të jetë edhe nëse bëhet deputete.
“Puna ime për më tepër se tre vite si asambliste e AAK-së në Gjakovë ka treguar se kam qenë afër qytetarëve, nuk jam ndalë asnjë moment, por kam avoku për të drejtat e qytetarëve, kam qenë vazhdimisht në terren dhe i njoh problemet që i kanë qytetarët në Gjakovë, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ajo në REPORTERI/INTERVISTA.
Ajo ka treguar se fokus i saj do të jenë rinia dhe avokimi për të drejtat e grave.
“Në përvojën time deri tani jam mundu t’i përcjell problemet e qytetarëve dhe t’i adresojë në adresat e duhura institucionale në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje sa më shpejt. Fokusi im është rinia, avokimi për të drejtat e grave, mirëpo edhe në zhvillimi ekonomik, ku pas krantinës është problemi kryesor që po ballafaqohet qytetarët, në veçanti bizneset”, ka deklaruar Gjergjaj.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.