×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Florentina Gjergjaj kërkon votën për deputete: Vota për AAK-në është forca dhe besimi i së ardhmes

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 17:37

    Kandidatja për Deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj, e cila në listën e kësaj partie garon me numrin 64, përmes një video mesazhi ka kërkuar votën për veten dhe partinë e saj.


    Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos largohen nga vendi.

    “Kosova është atdheu ynë, pavarësisht problemeve, gjendjes ekonomike dhe politike, mos hiqni dorë. Vota juaj është mundësi që të vendosim drejtësi për ju dhe për të gjithë ne, që bashkë me Aleancën të ndërtojmë vizionet e së ardhmes”, ka thënë ajo.

    Gjergjaj ka folur edhe për situatën e krijuar nga pandemia.

    “Pandemia shkaktoi probleme në të gjithë sektorët, bashkë duhet të ndihmojmë atdheun dhe bashkë do të punojmë për ditë më të mira, për shtetndërtim të përbashkët”, ka thënë ajo.

    Gjergjaj është shprehur se i njeh mirë problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

    “Unë jam këtu sot sepse e dua Kosovën time, sepse jam një qytetare e saj dhe hallet e juaja janë hallet e mija”, shtoi ajo.

    Sipas Gjergjajt kandidatët e AAK-së, janë mundësia e fundit për ta bërë një Kosovë meritore në funksion të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

    “Vota në Aleancë është forca dhe besimi i së ardhmes”, është shprehur Gjergjaj.

    Ky është mesazhi i saj: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!