×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gashi: Ftohja e Kurtit me SHBA, bllokoi njohjen nga Xhamajka

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 23:17

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka fajësuar edhe një herë Albin Kurtin për ftohjen e raporteve me SHBA-në, saqë sipas tij u bllokua edhe njohja e Kosovës nga Xhamajka.


    “Glauk Konufca duhet të jap sqarime se çfarë ndodhi. Paraprakisht çka ka ndodhë, ju e keni skandalin me njohjen nga Xhamajka kur z.Glauk Konufca, ambasadorja e Kosovës në Washington deklaruan se na njohu Xhamjaka dhe ajo u ndal diku, u zhduk sepse sponsorizuesit tonë kryesor i ndalën motorët për njohjen nga Kosova. Jam çudit pse nuk e keni pyetur Glauk Konufcën pse u ndal njohja. Sipas njohurive të mia SHBA kanë thënë se ju po doni të ecni pa përkrahjen tonë”, tha ai në emisionin Politiko të Kanal 10.

    Gashi i pyetur se nëse SHBA-ja pati në gisht në këtë rast, ai tha se janë disa gjëra që nuk mund të thuhen.

    “Janë disa gjëra që nuk mund të thuhen eksplicit. Unë po i përfoli por nuk po i citoj. Kur t’i keni kandidatët për kryeministër sidomos z, Kurti, Hoiti, Osmani, Mustafa të gjithë partnerët pyetni çfarë mesazhe kanë marrë në baza ditore nga SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!