×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gazetarja e RTK-së denoncon publikisht se si laboratori “Avicena KS” po mashtron qytetarët për teste falas të Covid-it

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 20:59

    Gazetarja e Televizionit Publik të Kosovës, Leonora Bërbatovci e ka denoncuar publikisht një mashtrim të laboratorit “Avicena KS”, shkruan Reporteri.net.


    Ajo e ka ndarë miqtë e saj në Facebook një përvojë të sajën. Fillimisht ajo ka shkruar se një laborator në faqen e tij ka publikuar një ofertë për testime serologjike falas. Ajo thotë se nga kureshtja ka thirrur në laborator dhe u ka thënë se dëshiron ta bëjë testin. Sipas saj punonjësja e laboratorit i ka thënë se tashmë të gjitha terminet për testim falas janë rezervuar. Ndërkohë gazetarja pohon se kur i ka pyetur nëse kanë termin për testim me pagesë i janë përgjigjur se po. Më pas ajo në komente e ka zbuluar se për cilin laborator bëhet fjalë.

    Por kjo nuk është hera e parë që ky laborator po bën ‘dallavere”. Muajin e kaluar Policia e Kosovës e kishte arrestuar pronarin e tij, Driton Shuki meqë ishte zënë në flagrancë duke cuar teste të qytetarëve të Kosovës në Maqedoni.

    Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit ku iu kishin gjetur 20 teste në veturë, e të cilat dyshohet se i kishte marrë si mostra në Kosovë dhe testuar në Maqedoni.

    Gjatë kontrollit, Policia e Kosovës i pati gjetur edhe një listë me emrat e 50 qytetarëve, ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

    E gjitha kjo kishte ndodhur në kohën kur ishte e ndaluar bërja e testeve nga Klinika Private, të cilën gjë tani Avicena ka të drejtë ta bëjë në Kosovë.

    Ky është postimi i plotë i gazetares:

    HAJGARJA E LABORATORIT PRIVAT
    Nje laborator privat ne Prishtine, i licencuar nga Ministria e Shendetesise per testime serologjike, duke e pare gjendjen me mungesen e testimeve neper institucione publike, e kish qit nje oferte ‘humanitare’..Per muajin gusht testime serologjike GRATIS- termini i obliguar.

    E thirra per kureshtje me caktu nje termin. I thashe:
    Une: A mundem me caktu terminin per qate mundesine pa pagese’?
    Punetorja: Po, por te gjitha terminet per muajin gusht jane te zena, vec per cdo rast leje nje numer telefoni edhe nese rastesisht dikush e anulon te therrasim.
    Une: Mire. (Ia jap te dhenat). E nese e bej me pagese a ka termin per gusht apo sic the jane te gjitha te zena?
    Punetorja: Nese e ben me pagese kemi termin, ta bejme menjehere.
    Une: A po aaaaa????
    Punetorja: Po testimi kushton 40 euro, por pasi ke thirr per oferten pa pare , eja e ta bejme me 30 euro…
    Une: Heshtje…..
    Punetorja: Me 30 euro ta bejme edhe IGG edhe IGM…
    Une: Ahhh po e di se per dyjat zakonisht behet. Diten e mire.
    KOMENT: Hajgarja brina s’ka. Po masi shteti e institucionet tona bejne hajgare me neve, beni edhe ju. PSE JO?!

    https://www.facebook.com/leonora.berbatovci/posts/10158480875939932

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!