Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njihet për qëndrimin e tij kritik ndaj mediave shqiptare.
Në siç e quan ai “kazanin mediatik” i ka listuar edhe disa nga mediat më të vlerësuara shqiptare.
E ky diskurs i kryeministrit Rama kishte ngjallur reagime të shumta në mesin e komunitetit mediatik.
Nuk janë të rralla rastet kur Rama ishte përplasur me gazetarët shqiptarë, por ndryshe ai po sillet me gazetarët serbë. Së fundmi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin serb Tv Pink, ku është përballur me një situatë të sikletshme.
Në një moment gjatë intervistës gazetarja serbe nuk ka hezituar që para fytyrës, t’ia bëjë Ramës simbolin e tre gishtave, që njihet si simbol nacionalist serb, transmeton Reporteri.net.
Ky veprim erdhi pasi gazetarja e pyeti Ramën se nëse del nëpër Tiranë me tre gishtat lart, a është e sigurtë, pyetje kjo në të cilën Rama me shaka u përgjigj se nëse do të ndodhej në një situatë të tillë do të dilte vetë për ta mbrojtur.
Ndryshe në këtë intervistë Rama tha se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë vëllezër, që sot jetojnë në dy shtete të ndryshme dhe duhet të bashkohen në të ardhmen./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.