Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar Vjosa Osmanit pas deklarimeve të kësaj të fundit në emisionin “Rubikon”, për kritikat që ajo i kishte dikur ndaj Albin Kurtit, të cilat sipas Osmanit ishin ndikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Këtë deklaratë Gecaj e cilësuar si hipokrizi e pafytyrësi të skajshme të Vjosa Osmanit.
Madje zyrtari i LDK-së ka thënë kjo deklaratë pasqyron mungesë të inteligjencës së vetë Osmanit.
“Çfarë hipokrizie e pafytyrësie e skajshme! Aghhhh ….
… ndikimi i tillë tregon edhe mungesë intelegjence të ushtrueses.
“S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”, paska thënë mbrëmë ushtruesja!”, ka shkruar Gecaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.