Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj e cila në listën e kësaj partie mban numrin 64, ka falënderuar qytetarët e Vitisë për përkrahjen që po i japin asaj dhe AAK-së.
Gjergjaj e cila ka lindur në Viti, ka theksuar se përkrahja që po merr nga vendlindaj e nderon shumë.
“Vitia, vendlindja ime, vendi ku u rrita dhe u edukova në frymë patriotike e njerëzore. Përkrahja që po marr nga ky vend i vogël por me zemër të madhe me bënë të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe e nderuar. Faleminderit Viti, ua kthefsha me punë e përkushtim për Ju dhe Kosovën, unë bija juaj u jam përjetë mirënjohëse!”, ka shkruar Gjergjaj në Facebook.
Ajo ka thënë se forca e Vitisë, është vlerë e shtuar e Aleancës.
“Faleminderit vendlindje e dashur??”, ka shkruar Gjergjaj.
Postimi i plotë:
Vitia, vendlindja ime, vendi ku u rrita dhe u edukova në frymë patriotike e njerëzore. Përkrahja që po marr nga ky vend i vogël por me zemër të madhe me bënë të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe e nderuar.
Faleminderit Viti, ua kthefsha me punë e përkushtim për Ju dhe Kosovën. Unë, bija juaj, u jam përjetë mirënjohëse!
Forca e Vitisë, vlerë e shtuar e Aleancës.
Faleminderit vendlindje e dashur??
✅135 AAK
✅1 Ramush Haradinaj
✅64 Florentina Gjergjaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.