Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë një reagim një ditë pasi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ndihet e kërcënuar nga deklaratat e tij.
Konjufca ka shkruar se sot u pa qartë se për çka e pati fjalën kur tha se Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.
Reagimi i Konjufcës vjen pasi që Zyra për Certifikim tha se kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u certifikuar nga KQZ, shkruan Reporteri.net.
Konjufca ka shkruar se nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyrës profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.
I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.
Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?
Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”, ka shkruar ai.
Në ora 17:30, KQZ-ja do të mblidhet për të vendosur për çertifikimin ose jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.