×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj arrin në zyrën e Speciales për t’u intervistuar

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 10:01

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sapo ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë, shkruan Reporteri.net.


    Përpos Haradinajt aty ka arritur edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, të cilit ftesa nga Specialja i erdhi vetëm një ditë pas kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është intervistuar ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.

    Kujtojmë se Haradinaj, javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

    Në njoftimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se në Hagë do të shkojë si qytetar i Kosovës, e jo si kryeministër, pasi kjo do të ia rëndonte vendit gjendjen.

    “Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!