×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 19:13

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, pretendon postin e presidentit të Kosovës, ka shkruar për aktivitetet e tij, që nga hapja e fushatës zgjedhore.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramush Haradinaj, thotë se e filloi fushatën dje në Prizren, vazhdoi sot në Prekaz, e ditën e mbylli në Boletin të Mitrovicës, te varri i Heroit Isa Boletini.

    “Dëshirojmë të jetojmë në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona”, ka shkruar tutje Haradinaj.

    I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar edhe sot gjatë ditës qytetarët e Kosovës që të votojnë Aleancën më 14 shkurt sepse siç ka potencuar ai, kjo partia ka garanc punët që ka kryer në mandatet e shkuara.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numrin 135, në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 14 shkurt.

    Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e të gjitha partive pas zgjedhjeve, dhe se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjërit subjekt politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!