Analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është para të tjerëve në “garë” për ta marrë në drejtim Zyrën e Presidentit të Kosovës.
“Nga të gjithë kandidatët potencialë Haradinaj i ka gjasat më të mëdha. Nëse analizojmë situatën politike ai ka gjasat më të mëdha”, është shprehur Spahiu.
Ai ka thënë se Haradinaj ka bërë gabim duke folur tash për idenë e bashkimit kombëtar.
“Bashkimi Kosovë-Shqipëri nënkupton shkatërrimin o të Shqipërisë, o të Kosovës. Nuk mund të ketë dy kryeqytete, o Tirana o Prishtina. Është gabim i tij, por të gjithë politikanët tanë gabojnë”.
“Është gabim fatal i tij. Albin Kurti ka hequr dorë nga kjo ide, kurse Haradinaj që ka kontribuar për sovranitetin e Kosovës. Absolutisht tani nuk mund të përfitojë asgjë në fushatë. Nuk guxon të luajë as për efekt elektoral me pavarësinë e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.