Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i cili pasi dorëheqjes që dha kreu i AAK-së nga pozita e kryeministrit tha se i ka thënë atij të mos rrijë afër “Gjarprit”.
“E kemi lutur Kryeministrin Haradinaj të mos e mbështesë demarkacionin me Malin e zi, ai na shpërfilli. E kemi lutur Kryeministrin të na e mbështesë mocionin opozitar që ia ndalon Thaçit mundësinë të bëjë negociata për territorin e shtetit, prapë na ka shpërfillur”, kishte deklaruar Kurti.
Por Haradinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk po di kush është më gjarpër tani.
“S’po di kush është më gjarpër në Kosovë, janë bërë shumë të tillë”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ndëkaq i pyetur për mundësinë e krijimit të një qeverie teknike ka deklaruar se nuk mund të krijohet diçka e tillë.
“S’ka qeveri teknike. Është një konteskt i hapur në tema nacionale. Përgjegjësinë duhet me tregu qytetari. Presidenti jep përgjegjësi në të cilën rrugë shkon. Unë ja kam dërguar mandatin qytetarit”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.