×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj pas vendimit të Supremes: Ndalimi i kandidimit të Kurtit s’i ndihmon demokracisë

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 18:17

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Supreme si lajm gjysmë të mirë.


    “Ky për ne është një lajm gjysmë i mirë për faktin se Shemsedin Dreshaj është në listë, por kjo na hendikepon për kolegët e tjerë. Të shohim nëse ka procedura të tjera ligjore të ankimimit dhe do ta shqyrtojmë me kolegët”.

    Haradinaj në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se lënia jashtë garës e kryeopozitarit Albin Kurti nuk shkon në favor të demokracisë.

    “Duke mos dashtë asnjëherë me dalë kundër vendimit të gjyqësorit, por ndalimi i kandidimit për liderin kryesorë të opozitës, Albin Kurtin, nuk i ndihmon demokracisë sonë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!