Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, takimet i ka përfunduar në Han të Elezit. Haradinaj ka shkruar se as në këtë komunë nuk ka munguar mikpritja e ngrohtë qytetarëve.
“Biseduam për problemet e sfidat e qytetit tonë kufitar dhe domosdoshmërinë e nxitjes së zhvillimit edhe në këtë pjesë shumë të bukur të Kosovës tone”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
“Programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët, të cilët i ftojmë ta përkrahin me votë me 14”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë:
Ditën e sotme e përmbylla me takimin në Han të Elezit, ku nuk mungoi mikpritja e tyre e ngrohtë.
Hani i Elezit shërben si një urë lidhëse midis nesh dhe fqinjit tonë jugor.
Biseduam për problemet e sfidat e qytetit tonë kufitar dhe domosdoshmërinë e nxitjes së zhvillimit edhe në këtë pjesë shumë të bukur të Kosovës tonë.
Programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët, të cilët i ftojmë ta përkrahin me votë me 14 shkurt.
Secila votë e juaja ka rëndësi.
#ForcaeKosovës
RH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.