Ulja në një tavolinë e anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, javë më parë, ngjalli reagime të shumta nga zyrtarë të partive të ndryshme, analistë, por jo vetëm.
Kritika për takimin në fjalë ka adresuar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se VV-ja dikur ka shitur moral për takime të njëjta.
“Na kanë shit moral, sa i përket uljes me serbë, dhe u pa Sveçla për qejfi tuj nejt me Gjuriqin. Nuk ndodh kurr në jetë me u ul në tavolinë me dike pa e ditur”, tha Haradinaj.
I pyetur se në takim ka qenë edhe një zyrtarë i partisë së tij, Haradinaj deklaroi se “na s’kem shit moral të rrem”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.