Njëri nga figurat më të rëndësishëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas tij, vendimi i PZAP-së është i çuditshëm pasi që po ua pamundëson kandidimin edhe personave që kanë gjoba për aksident.
“Vendimi i ri është i çuditshëm, se për një gjobë aksidenti po i pamundësohet kandidimi. Për Shemsedin Dreshajn dhe Shqipe Kastratin e di sigurt se është për gjobë. Njëri 18 euro e tjetri 12 euro. Unë shpresoj që nuk ka presione politike. Kjo është e çuditshme. Ne do t’i ndjekim rrugët ligjore, deri në Gjykatën Supreme. Ne shpresojmë që Supremja të marrë një vendim tjetër”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”.
Ai ka komentuar edhe faktin që në listë nuk është lejuar as Albin Kurti.
“Nuk duhet me iu ndalu kandidimi as z.Kurtit e as të tjerëve. Një qytetar në Shtërpcë, ka gjujtë gaz lotsjellës është dënuar me 200 euro. Ajo ka qenë një protestë politike që është bërë në atë kohë”, tha tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.