×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: UÇK janë e gjithë Kosova, jam i vetmi komandant që s’e kam lëshuar asnjëherë zonën e luftimeve

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 22:42

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Pressing të televizionit T7 i është përgjigjur edhe akuzave në lidhje me UCK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë i UCK-së në politikë.


    Për Haradinaj, UCK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.
    “Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës.

    Janë djemtë e vajzat që e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj, duke thënë se e ka përjetuar vetë nga vijat e frontit.

    Haradinaj po ashtu ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera e ‘98 deri në verë të ’99.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!