×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haxhiu: Mobilizimi i qytetarëve për Rimëkëmbjen është vetëdijësim për rrezikun që po i kanoset Kosovës

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 10:06

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar të rinjtë e Mitrovicës.


    Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se gjithë kjo mbështetje dhe mobilizim i qytetarëve për Planin e Rimëkëmbjes nuk është rastësi, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, ky është vetëdijësim për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga njerëz të cilët ai vlerëson se shkelën çdo kauzë.

    “Rinia e Mitrovicës, edhe sot e dëshmoi se vazhdon të jetë me Kadri Veselin,Hashim Thaçin e çlirimtarët tjerë.”, ka shkruar ai.

    Bekim Haxhiu në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 109.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Gjithë kjo mbështetje, ky mobilizim i qytetarëve për Planin e Rimëkëmbjes nuk është rastësi, por është vetëdijësim për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga njerëz që shkelen çdo kauzë, siç është premtimi për bashkim kombëtar, shkatërruan institucionet e themeluara me mund e gjak të dëshmorëve.

    Rinia e Mitrovicës, edhe sot e dëshmoi se vazhdon të jetë me Kadri Veselin,Hashim Thaçin e çlirimtarët tjerë.Kjo është Mitrovica e Isa Boletinit, e Mehë Ukës, e Artim Jasharit, e Rexhep Mitrovicës emrin e të cilit e mbanë Shtëpia e Kulturës, nga ku u përçua mesazhi mbështetës për PDK-në.

    #PDK 134

    #EnverHoxhaj 1

    #BekimHaxhiu 109

    #Rimekembje

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!