Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse partia e tij do të bëjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka thënë se nëse LDK nuk i fiton zgjedhjet të dielën e ardhshme, atëherë krijohet një ambient i ri në partinë e tij, çka duhet të diskutohet.
“LDK po punon me votuesit me ruajt mandatin e saj në qeveri, s’kemi asnjë opsion tjetër, asnjë alternativë tjetër që sot duhet me diskutu. Nëse nuk i fitojmë zgjedhjet është ambient i ri, cili është roli, këto janë karriget që i përfaqësojmë në emër të qytetarëve”, tha Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ka folur për zgjedhjen e presidentit, Haziri ka deklaruar se është për një president konsensual.
Kurse sa i përket sondazheve ku LDK-ja renditet si parti e tretë, Haziri ka thënë se ato sondazhe po porositen.
Ai ka thënë se Albinit për shkak të emrit i shkon me quajt “Mr.Bini”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.