×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haziri: Vjosa Osmani nuk mund t’i marrë 200 mijë votat e LDK-së

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 0:02

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk pret që Vjosa Osmani t’i marr votat e subjektit të tij.


    Ai thotë se nuk pret që Osmani t’i marrë votat e LDK-së e t’i dërgojë në VV.

    “Po t’i merrte votat e rugovizmit do të merrte shumë. Tepër shumë. Megjithatë është thuajse e pamundur. Nuk mundet me i marrë 200 mijë votat e LDK-së”, tha ai.

    Tutje ai kritikoi Osmanin për largimin e saj nga partia e bashkimit me partinë e VV’së me të cilën LDK-ja prishi koalicionin qeverisës në mars të vitit të kaluar.

    “Nuk mundesh me qenë djalë i hoxhës duke shku në Kishë me u falë”, tha ai në një referencë për largimin e Osmanit.

    Osmani iu bashkua listës së VV-së pas largimit nga LDK-ja.

    Ajo më herët ishte përjashtuar nga pozitat drejtuese që kishte në LDK. Osmani tani ka numrin 2 në listën e VV-së ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara, që u mbajtën më 6 tetor 2019, ajo ishte bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate e këtij subjekti për kryeministre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!