Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga LDK-ja ka hedhur akuza në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka thënë me Kurtin si kryeministër Kosova shkon drejt diktaturës.
“Kosova shkon drejt diktaturës me atë njeri, nuk kanë me leju qytetarët”, tha Hoti në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se janë duke komunikuar me krejt qytetarët për siç tha të vërtetën.
“Kjo fushatë do të bëhet me të vërteta”, tha ai.
Hoti e ka akuzuar Kurtin edhe për prishje të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë.
Ai ka thënë se e ka marrë detyrën kur qeveria ishte e kërcënuar me sanksione dhe tërheqje të trupave nga detyra.
Sipas tij, për vetëm pak javë, marrëdhëniet me Amerikën janë kthyer në pikën fillestare, që rezultoi edhe me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.