×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit largoi ndikimi rus nga rajoni

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 14:22

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në një tubim elektoral në Han të Elezit, deklaroi se sfida kryesore gjatë qeverisjes së tij, ishin raportet e dëmtuara me partnerët e Kosovës në SHBA dhe BE.


    Ndërsa foli për marrëveshjen e Uashingtonit, ai tha se kosovarët kanë me ja pa hajrin viteve në vazhdim.

    “Falë qeverisjes së LDK-së, për pak muaj i rregulluam raportet me aleatët. Shkuam në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje që ka ndikim në krejt rajonin, duke e ndalur ndikimin rus në këtë pjesë. Kosovarët kanë me ja pa hajrin kësaj marrëveshjeje viteve në vazhdim, sepse do të ndërtohet hekurudha drejt Durrësit, Kosova do të përfshihet në gazsjellësin që kalon përmes Maqedonisë, do të vijnë 1 miliard dollar investime”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ai foli edhe për të arriturat që janë shënuar gjatë kohës sa ishte në krye të qeverisë.

    “E kemi menaxhuar mirë pandeminë dhe presim që vaksina kundër Covid 19 të arrijnë këtë muaj. Në ekonomi kemi ndërmarrë hapa që i kanë dhënë fund krizës. Nuk ka familje as biznes që nuk është ndihmuar, janë dyfishuar subvencionet si janë dyfishuar të ardhurat për përfituesit e ndihmës sociale. Vetëm nga Trusti qytetarëve ju kemi mundësuar tërheqjen e 200 milionë eurove, ndërsa deri tani që po flasim 700 milionë euro kanë hyrë në ekonomi”, tha Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!