×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti përmend një plan paralel ekonomik të LDK-së, a po çon mesazhe se do të jetë Kryeministër

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 19:51

    Avdullah Hoti është emri që po përflitet se mund të jetë Kryeministër i Kosovës. Një plan ekonomik e ka përmendur ai se po e përgatitë Lidhja Demokratike e Kosovës. Për këtë ka formuar edhe grup punues.


    Por duket çuditshëm që një parti që është ende në Qeveri, e që kjo tashmë ka miratuar plan ekonomik emergjent, të dalë me një plan të vetin.

    Kjo duket si një shenjë tjetër se LDK pritet ta udhëheq Qeverinë e re dhe Kryeministër do ta ketë Avdullah Hotin, në një qeveri me AAK-ne, Nismen dhe të tjerët.

    Edhe vetë LDK-ja e ka deklaruar se dëshiron një koalicion të tillë. PDK ndërkaq nuk e duan por as vetë PDK nuk po dëshiron të jetë në Qeveri, shkruan Reporteri.

    Hoti u shkarkua natën që Qeveria Kurti u rrezua me 82 vota. Në parlament, ish numri dy i Qeverisë e kishte quajtur shefin e tij Albin Kurti si bolshevik e me synime të këqija për Kosovën.

    Sot presidenti Hashim Thaçi ia ka dërguar një letër VV-së ku ia kërkon emrin e kandidatit të Qeverisë. Kurti tha se kjo letër përben shkelje pasi duhen zgjedhje. Njoftoi se letrës do t’i përgjigjet në një moment të përshtatshëm.

    Ndërkohë, Hoti ka thënë se ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë.

    Sipas Hotit, qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit, dhe mbrojtje sociale adekuate për grupet më të rrezikuara, shkruan Reporteri.net.
    Njoftimi i plotë:

    Ne tanimë kemi formuar një grup të ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët po bëjnë vlerësimet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të kemi gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.

    Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë.

    Masat do të jenë gjithëpërfshirëse për sivjet dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të Qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike.

    Qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit, dhe mbrojtje sociale adekuate për grupet më të rrezikuara.

    Por, në të njëjtën kohë masat do sigurojmë likuiditetin e sistemit bankar, si dhe qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit përmes një deficiti buxhetor dhe borxhi publik të përballueshëm në afat të shkurtë dhe afat të mesëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!