Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga LDK, ka qëndruar sot në Skenderaj nga ku ka dhënë disa premtime.
Ai ka premtuar se do të mbarojë zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj me 16 milion euro si dhe do të nis investimet në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ me 3.8 milion euro.
Postimi i tij:
Skënderaj i ka dhënë shumë Kosovës. Unë pajtohem me Bernard Kushnerin, i cili pat thënë “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”.
Unë, ekipi që drejtoj dhe Lidhja Demokratike, përulemi para jetës dhe veprës të tij dhe secilit hero të Kosovës.
Sot, 20 vite pas çlirimit, nderi më i madh për të rënët për liri është ta ruajmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës.
Gjatë qeverisjes tonë, i kam kushtuar rëndësi investimeve në komunën e Skënderajt.
Do të mbarojmë zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj me 16 mil euro. Do të nisim investimet në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ me 3.8 mil euro, që është shtyrë me vite të tëra nga dy qeveritë paraprake.
Skënderaj i ka dhënë shumë Kosovës. Unë pajtohem me Bernard Kushnerin, i cili pat thënë “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”. Unë, ekipi që drejtoj dhe Lidhja Demokratike, përulemi para jetës dhe veprës të tij dhe secilit hero të Kosovës.
Sot, 20 vite pas çlirimit, nderi më i madh për të rënët për liri është ta ruajmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës.
Gjatë qeverisjes tonë, i kam kushtuar rëndësi investimeve në komunën e Skënderajt. Do të mbarojmë zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj me 16 mil euro.
Do të nisim investimet në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ me 3.8 mil euro, që është shtyrë me vite të tëra nga dy qeveritë paraprake.